Video

Abazi shpërndan në Kuvend fotot e Kusarit me Simiqin dhe Radojiçiqin

Deputeti Haki Abazi bëri sot një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës duke i gjuajtur në dysheme të sallës disa letra me fotografi të Mimoza Kusari Lilës, Slavko Simiqit dhe Milan Radojiçiqit, me anë të të cilëve ka dashur të përçojë mesazhin se pushteti është në komunikim me aktorët e Listës Serbe, duke iu referuar audioincizimeve që janë publikuar mes Kusarit dhe Simiqit.

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot sesionin e ri vjeshtor.