Abazi: Modeli i dy Gjermanive është i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Beogradit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur për marrëveshjen e përfolur sipas modelit të dy gjermanive. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se ky lloj modeli është i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Serbisë.

“Marrëveshja sipas modelit të dy Gjermanive është model i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Beogradit. Ky propozim në thelb është gabim dhe i papranueshëm”. Sipas tij, Kosova mund të pranojë këtë model në raport me Shqipërinë me perspektivën e bashkimit me Shqipërinë si kundërpërgjigjeje ndaj sabotimit të Serbisë dhe shtrirjes së influencës Ruse dhe Kineze në Ballkan por asessi në raport me Serbinë.

“Pavarësia e Kosovës është projekt i kompromisit për Paqe dhe jo falje ndaj Serbisë dhe krimeve që ajo ka bërë mbi shqiptarët në më shumë se dy shekuj radhazi”, shkroi Abazi.