Abazi: Flora Brovina është në moshë dhe nuk mund të manipulohet aq lehtë

Analisti, Haki Abazi, i ftuar sot në emisionin Pressing ka deklaruar se Flora Brovina, është një grua në moshë të mjaftueshme dhe nuk mund të manipulohet aq lehtë.

“Shumë qytetarë që kanë pësuar nga lufta, mund të konsiderohet se janë manipuluar. Brovina është në moshë dhe në asnjë formë nuk mund të llogaritet të falet apo të mendohet se është manipuluar nga dikush” tha Abazi.

Madje ai shtoi se Brovina është bërë instrument i Kadri Veselit, duke shtuar se përveç saj, përgjejgësi duhet të marrë edhe PDK’ja.

“E kanë vendosur atë (Flora Brovinën), si instrument për ta ndihmuar Kadri Veselin, të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në bllokadën para disa viteve në parlament. Ajo ka manipuluar ndjenjat e publikut dhe duhet të marrë përgjegjësi ajo madje edhe Partia Demokratike e Kosovës.” shtoi Abazi.

Ndërsa sot gjatë ditës, deputetja e PDK’së, Flora Brovina, kishte shpalosur një fotografi, në të cilat pretendon se janë pamje të përdhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë.