Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë, raporton Ballkani.info

Kurti ka konfirmuar se ministri i ri i Shëndetësisë është kirurgu shqiptar Rifat Latifi që vepron dhe jeton në SHBA.

“Unë si kryeminist i Republikës së Kosovës posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë. Ministri i ri i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të jetë profesor doktor Rifat Latifi”, ka thënë ai.