AAK-ja ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës të përbërë prej gjashtë deputetëve.
Lajmi e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
Edhe pse partia e Ramush Haradinajt ka vetëm pesë deputetë – një më pak se numri minimal i kërkuar prej gjashtë anëtarësh për të krijuar një grup parlamentar – ajo e ka siguruar këtë përmes mbështetjes së deputetes Duda Balje.
Me bashkimin e saj, AAK ka përmbushur kushtin e nevojshëm dhe tashmë do të ketë grup të veçantë parlamentar në Kuvend. /Ballkani.info/







