Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë 682 vota në Junik, komunë në të cilën AAK’ja doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nga 1 mijë e 816 vota të vlefshme, Haradinaj mori gjithsej 862 sosh.

Këto të dhëna u morën nga gjashtë vendvotime.

Përveç Junikut, AAK’ja mori edhe komunën e Deçanit.

Fituese e këtyre zgjedhjeve doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 47.96% të votave.

E dyta në këto zgjedhje doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 17.24% të votave.

E treta u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.10% të votave, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK?), me 7.39% të votave.

Kujtojmë që Nisma Socialdemokrate dështoi ta kalojë pragun zgjedhor.

Në zgjedhjet e së dielës kjo parti mori vetëm 2.58% të votave.

KËTUmund t’i shikoni rezultatet për komunën e Junikut.