AAK vizitë KOSTT-it: Qytetarët mos të pësojnë nga kriza me energji, t’i sigurohet furnizim pa rritje të çmimit

Deputetët e AAK-së, në kuadër të vizitave që po i bëjnë institucioneve që mirren me energji sot kanë vizituar KOSTT-in.

Deputetët Pal Lekaj dhe Shemsedin Dreshaj, me drejtuesit e KOSTT biseduan rreth implementimit të marrëveshjes për energji, me ç’rast u bë e ditur se pala serbe po heziton ta implementojë marrëveshjen për shkak të termit “Republika e Kosovës”.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se me kohë kanë paralajmëruar qeverinë për krizën me energji, por sipas tij kjo gjendje është neglizhuar. Ndër të tjera, Lekaj tha se grupi parlamentar i AAK-së do do ta jep kontributin në Kuvendin e Kosovës, që qytetarët mos të pësojnë nga kjo gjendje por t’i sigurohet furnizim me energji pa rritje të çmimit aktual.