AAK themelon nëndegën në Cyrih të Zvicrës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur nëndegën e saj edhe në Cyrih të Zvicrës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Duke parë që AAK, çdoherë është e hapur për të rinjtë dhe të gjithë ata që duan të jenë pjesë e vizitonit tonë, bashkatdhetarët në Zvicër kanë hapur nëndegën e Aleancës edhe në Cyrih|”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, të dielën dhjetëra aktivistë kanë mbajtur mbledhjen e parë duke zgjedhur edhe njerëzit adekuat për të vepruar në këtë shtet.

Kryetar i nëndegës së AAK-së në Cyrih u zgjodh Betim Qorraj, nënkryetar Esat Halilaj, nënkryetar i dytë u zgjodh Isuf Gradina, si dhe Bashkim Sefaj, sekretar.

“Të mblidhemi së bashku është një fillim. Të qëndrojmë së bashku është përparim. Të punojmë së bashku është sukses”, ishte motoja e tyre, thuhet në njoftim.