AAK

AAK shënon sot 24-vjetorin e themelimit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot shënon 24-vjetorin e themelimit, me një ngjarje që do të nisë në 18:30.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun përmes një njoftimi për media.

“Sot, më datë 2 maj 2024, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon përvjetorin e 24-të themelimit. Ditëlindjen e Familjes sonë politike do ta festojmë në po të njëjtën ditë, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.