Asambleistja Bukurije Canolli-Ahmeti nga sot e tutje do të jetë asmableiste nga radhët e AAK-së në Kuvendin Komunal në Prishtinë.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë kreu i Aleancës ppër Adhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook.
Kujtojmë se Bukurije Canolli-Ahmeti ka qenë asambleiste nga radhët e Lëvizjes për Bashkim.
Ja statusi i plotë:
Nga sot, asambleistja e Kuvendit Komunal në Prishtinë, Bukurije Canolli-Ahmeti, do t’i bashkohet rrugëtimit të grupit të asambleistëve të AAK-së në kryeqytet, që së bashku ta fuqizojnë zërin e qytetarëve dhe të kontribuojnë për një qeverisje më të mirë komunale.







