AAK

AAK s’e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se AAK-ja nuk e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, por kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Tahiri në një konferencë për media tregoi edhe arsyet se pse AAK nuk dëshiron që të shkohet në zgjedhje në korrik.

“Aleanca nuk e mbështetë shpërbërjen e Kuvendit, Aleanca kërkon shkarkim ose dorëheqje. Aleanca nuk e bënë këtë sepse kjo është një taktikë për të shkuar në zgjedhje në mes të korrikut kur mendon se e ka diasporën këtu dhe kur mendon të ikë nga përgjegjësitë e dështimit që ka bërë”.

Tahiri tha më tej se Kurti duhet të ballafaqohet të premten me grupet parlamentare, për siç tha ai, të gjitha dështimet.

 Aleanca për tema që janë në interes nacional, që ndërlidhen me interesin e qytetarëve të Kosovës pa dallim të një teme të një rrezikut të sigurisë apo të një teme që ndihmon për anëtarësim në këshillin të Evropës takohemi bash kur do dhe ku do kryeministri Kurti. Po s’ka logjikë me të thirr në takim me ta dërgu një letër për agjendë legjislative për marrëveshje  ndërkombëtare që ne i kemi votu, e pas mbledhjes me u dorzu e me fol për shpërbërje kjo është goditje që I bëhet tavolinës dhe mirëbesimit të partnerëve të koalicionit”, tha Tahiri.

@ballkani.info

AAK-ja s’e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e Kurtit #besniktahiri #aak #ramushharadinaj #albinkurti #zgjedhjet #kosova🇽🇰

♬ original sound – Ballkani.info