Sot, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me votë unanime janë miratuar pesë kandidaturat e fundit për kryetarë komunash, me ç’rast u përmbyll cikli i nominimeve të AAK-së për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.
Kandidaturat e reja të miratuara janë:
• Enver Hoti – Malishevë • Hafize Sallahu – Kaçanik • Mensut Ademi – Vushtrri • Ali Krasniqi – Obiliq • Beqir Kiqina – Drenas Këtyre u shtohen edhe 19 kandidatura të zyrtarizuara më herët nga Aleanca: • Ardian Gjini – Gjakovë • Ali Berisha – Pejë • Bali Muharremaj – Suharekë • Smajl Latifi – Rahovec • Zenun Elezaj – Klinë • Bashkim Ramosaj – Deçan • Bekë Berisha – Prishtinë • Ajet Avdyli – Novobërdë • Nazim Gagica – Gjilan • Besnik Krasniqi – Prizren • Xhemile Murati – Ferizaj • Qazim Nimani – Mitrovicë • Faton Jakupi – Kamenicë • Ukë Blakaj – Istog • Agron Kuçi – Junik • Vildane Latifi – Fushë Kosovë • Baki Feta – Podujevë • Labinot Bislimi – Viti • Ilir Tasholli – Lipjan
Në njoftimin e bërë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksohet se kandidatët e Aleancës përfaqësojnë vlera të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.
“AAK hyn në këto zgjedhje e bashkuar, me energji të re dhe me besim të plotë në përkrahjen qytetare. Vota për Aleancën është votë për zhvillim, për punë konkrete dhe për një mënyrë të drejtë e të përgjegjshme të qeverisjes,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Haradinajt.







