AAK propozon edhe një emër tjetër për deputet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar edhe një kandidate të re për deputete.

Erblina Tahiraj është kandidate tjetër për deputete nga radhët e AAK-së.

Përmes një shkrimi në Facebook ajo ka njoftuar se është kandiduar nga dega e AAK-së në Deçan dhe gjithashtu fton edhe të rinj tjerë ti bashkangjiten partisë së saj.

Postimi i plotë i Haradinajt

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,Të nderuar bashkëvendës, anëtarë të AAK-së, miq e familjarë,Të dashur të rinj,Jam jashtëzakonisht e nderuar që kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, Aleanca e të Rinjve të Kosovës dhe dega e AAK-së në Deçan besuan në mua dhe më bënë pjesë të listës së kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nevojë për një kulturë të re politike; me pak fjalë e premtime e me shumë punë dhe argumente; pa fyrje e absurditete, por me dije dhe edukatë.Po e filloj këtë rrugëtim të ri politik, nga i cili synoj të dal faqebardhë. Ky rrugëtim politik buron nga dëshira dhe vullneti që në vendin tonë të krijojmë kushte për jetë me dinjitet për qytetarët tanë, për të rinjtë tanë.Rrugëtimi im politik deri këtu nuk ishte i lehtë, siç besoj që do të jetë edhe rrugëtimi i mëtejmë, por me pastërti morale e politike, me ndershmëri e sinqeritet, me guxim e atdhedashuri, me punë e përkushtim, në bashkëpunim me ju e me mirënjohje ndaj jush.E nderuar që jam pjesë e rreshtit që i prinë Ramush Haradinaj.Bashkohuni në rrugëtimin tonë që së bashku Kuvendit të Republikës së Kosovës të ja rikthejmë DINJITETIN.Erblina TahirajKandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga AAK