AAK organizon tryezë për Taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të hënën me datë 24 shkurt në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 për qind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Pjesëmarrës në këtë tryezë përveç deputetëve dhe përfaqësueseve të Aleancës, do të jenë të gjitha grupet e interesit. Si prodhuesit, importuesit, tregtarët me shumicë e pakicë, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të fushës. /Ballkani.info/