AAK nis procedurat parlamentare për amnisti fiskale

Grupi Parlamentar i AAK-së do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese ndaj bizneseve të prekura nga situata me Covid-19.

Kështu ka njoftuar shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Me amnistinë fiskale do të tentojmë që bizneseve të cilat kanë pësuar nga situata me pandemi, të iu lehtësohet operimi ekonomik, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i mëtejmë i tyre, i cili do rezultonte në thellimin e krizës ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës. Njëherit, inicimi i këtyre masave lehtësuese për bizneset, ka qenë premtim i ish-deputetit Daut Haradinaj gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit”, ka thënë Tahiri. /Ballkani.info/