AAK me slogan të ri: “Ne guxojmë me krijue”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar sloganin e ri të partisë.

“Ne guxojmë me krijue” është slogani i AAK-së, propozim ky i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Ky vendim është marr në Kuvendin e Punës që është mbajtur sot.

“Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend”, thuhet në njoftimin e AAK-së/ Sipas AAK-së Kuvendi ka qenë pjesë e agjendës së rregullt të punës dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.