AAK me një aktivitet simbolik shënon 21-vjetorin e themelimit

Sot me rastin e 21-vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kreu i këtij subjekti u gjend në parkun Gërmia, ku aty ai mbajti një edhe një fjalim në prani të mediave.

Bashkë me të parin e AAK-së u panë edhe një grup i të rinjëve që tashmë janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas fjalimit të mbajtur për media nga Haradinaj, ky i fundit vazhdoi shetitjen e tij nëpër parkun e Gërmisë ku u pa se u përshendet nga shumë njerëz që sot shfrytëzuan motin e ngrohtë për të kaluar kohën në këtë park.

Por njëra nga përshëndetjet për Haradinajn ishte shumë e veçantë, ishte një fëmijë i cili u afrua për të përqafuar kreun e AAK-së duke i treguar se e do shumë dhe nuk heziton ti tregojë edhe arsyen se pse e do aq shumë.

“A e din pse te du?… Sepse ti je ushtar”, u shpreh Leon Grajqevci djaloshi i vogël i cili nuk ndalonte së përqafuari Haradinajn.

Dihet se gjatë Luftës Çlirimtare, Haradinaj ka qenë Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit e pas çlirimit zv.komandant i TMK-së, nga e cila me gradën e Gjeneralit është larguar për të themeluar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kujtojmë se i pari i AAK-së njihet si njeri që jeton jetë të shëndetshme dhe gjindet shumë shpesh duke vrapuar parkut të Gërmisë.

Ky event në Parkun e Gërmisë, dallon nga organizimet tradicionale, për shkak të pamundësisë së tubimit të të gjithë të interesuarve për të festuar ditëlindjen e Aleancës, pasi që situata pandemike dhe rekomandimet e IKSHPK-së, nuk lejojnë tubime të mëdha.