AAK kundër masave të reja të qeverisë: Mos e bankrotoni shtetin

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa.

“Shëndeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit. Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa.

Shendeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!