AAK konsideron se Haradinaj sërish e ka radhën për t’u bërë Kryeministër

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, “ka numëruar disa të arritura” të Ramush Haradinajt gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës 2017-2019.

Ai e ka quajtur Haradinajn burrë shtetas. E sipas AAK-së, Haradinaj e ka radhën që sërish të jetë kryeministër i Kosovës.

“Rrymë 24 orë, taksa 100%, ushtria e Kosovës, Ligji i Pagave, Ligji i kryeqyetit, ndalesa e lojërave të fatit, trajtim dinjitoz për veteranët”, janë ato që sipas Besnik Tahirit konsiderohen suksese të Qeverisë Haradinaj.

E tash AAK-ja po e kritikon Albin Kurtin për keqqeverisje.