Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për takimin konsultativ, lidhur me konstituimin e institucioneve, shkruan Ballkani.info
Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi nga kjo parti.
“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëndosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës” thuhet në njoftimin e AAK-së.
Ndryshe, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeministër, Albin Kurti si dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani të enjten mbrëma u kanë dërguar letër partive politike për t’u takuar të hënën, më 15 mars për të diskutuar rreth konstituimit të institucioneve të vendit. /Ballkani.info/
Lajmi i plotë:
Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëndosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës.







