Me propozim të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, sot Kuvendi Komunal i Mitrovicës, e ka shkarkuar Jeton Ujkanin nga detyra e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Në lidhje me këtë Ballkani.info ka kontaktuar drejtorin e Drejtorisë së Ambientit, Asllan Isufi, i cili ka thënë se shkarkimin në fjalë ende nuk e kanë diskutuar, andaj sipas tij nuk dihet nëse ky vendim i Agim Bahtirit do të bëhet ‘sebep’ që AAK të prish koalicionin me AKR-në në Mitrovicë.

“Kur është bërë një marrëveshje pas-zgjedhore me Agim Bahtirin, për qeverisje lokale, pra e ka bërë tjetër kush atë marrëveshje. Jetoni (Ujkani) në ndërohë ka ardhur nga partia e Agim Bahtirit, në AAK. Edhe ende nuk e kemi diskutuar drejtë me të thënë shkarkimin e tij. Neve na duhet së pari të ulemi në tavolinë të sqarohemi, edhe nesër do të dalim me një komunikatë zyrtare”, ka përfudnuar Isufi.

Merret vesh se sot me kërkesën e 19 asambleistëve është thirrur menjëherë seanca e re, ku të gjithë kanë votuar për shkarkimin e Jeton Ujkanit nga pozita e Kryesuesit.

Ditëve në vazhdim pritet votimi i Kryesuesit të ri.

Ndryshe, Jeton Ujkani asamblist dhe kryesues ishte bërë nga AKR-ja, por këtë parti e kishte braktisur vitin e kaluar me ç’rast kishte aderuar në AAK-në e Ramush Haradinajt./Ballkani.info/