Degë në Pejë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka proceduar disa informata në Prokurorinë Themelore të Pejës, me dyshimet se kryetari i komunës nga radhët e tyre Gazmend Muhaxheri bashkë më bashkëpunëtorë ka keqpërdorur paranë publike.
“Nuk do ta lejojmë në asnjë formë, që të keqpërdoret paraja publike e tatimpaguesve të qytetit të Pejës, për këtë do të jemi çdo herë në shërbim të drejtësisë dhe ligjit.
Ka ardhur koha që ky kryetar ta respektojë ligjin, pasi me këtë avaz komuna e Pejës do të vazhdojë të zhytet në borxhe sa që vetëm ndonjë kredi nga banka botërore ndoshta mund ta rikuperojë dëmin, të cilin është duke ia shkaktuar”, thuhet në një komunikatë për media.
Por sipas AAK-së mbetet në dorën e prokurorisë të fillojë hetimet dhe të vërtetojë dyshimet lidhur me ketë çështje.









