Besnik Tahiri

AAK kërkon nga deputetët që me urgjencë të diskutohet për kërkesat e policisë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, përmes mocionit ka kërkuar që në Kuvend të diskutohet për kërkesat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ky mocion është mbështetur edhe nga dy partitë tjera opozitare, PDK dhe LDK.

“Jemi një ditë pas protestës së njësisë elitare të Policisë së Kosovës, FIT. Ndërsa po paralajmërohet edhe prapë sot do të ketë një protestë të Policisë. Është e nevojshme që me urgjencë të trajtohen kërkesat e tyre sepse në qofte se vazhdon ky zinxhir i protestave, po degradohen shtyllat vitale të shtetit”, u shpreh Tahiri në Kuvend.