Ish deputeti i AAK-së dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Muharrem Nitaj ka thënë se kjo parti është për krijimin e një qeverie të re, sa më shpejt aq më mirë.

“Nëse mandatin për krijimin e kësaj Qeverie do ta marrë LDK, ne do ta mbështesim pa asnjë hezitim dhe njëkohësisht do të mund të ishim pjesë e kësaj qeverie, nëse kjo kërkohet prej nesh!”, ka thënë Nitaj.

Procesi i mandatari të kryeministrit të ri i është dhënë Vetëvendosjes nga presidenti Thaçi, megjithatë kjo parti duket se nuk do të mund ta formojë qeverinë e re.

Prandaj, si qeveri e ri mandatare po shihet LDK-ja.

Kjo parti sipas të gjitha gjasave do të bëjë koalicion me AAK-në, Nismën dhe minoritetet. /Ballkani.info/