Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të vizitojë tri sindikata.

Vizitën e parë do ta zhvillojë në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK) në orën 11:00 të mërkurën, për të vazhduar pastaj në Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës, në orën 13:00 po të njëjtën ditë.

Ndërkaq, përmbylljen e vizitave e bën me Sindikatën e Policisë së Kosovës në orën 14:00, po ashtu të mërkurën.