Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) partia që u krijua nga ish komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj dhe i cili vazhdon ta drejtoj edhe më tutje, sot po e feston 20 vjetorin e themelimit.
Në këtë përvjetor, rrjetet sociale kanë vërshuar me fotografi të aktivistëve të kësaj partie. Ata po vazhdojnë të postojnë foto nga aktivitetet e AAK-së, por edhe dëshmi të angazhimit të tyre 20 vjeçar.
Kjo çfarë po shihet tregon edhe rritjen e besimit në këtë parti çdo vit e më shumë.
Partia e Haradinajt, e cila në vazhdimësi u përball me sfidën e të qenit kohë të gjatë pa liderin e saj, megjithatë besimin dhe vizionin e saj asnjëherë nuk e ka ndalur.
Në këto 20 vjet, AAK-ja në disa raste ka qenë në pushtet. Dy herë e drejtoi Qeverinë e Kosovës, kurse tash së fundi pritet të jetë pjesë e qeverisë së re. /Ballkani.info/





















