AAK-ja pranon raportin për zgjedhjet nga Delegacioni i BE-së

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, bashkë me anëtarët e kryesisë  Meliza Haradinaj Stublla dhe Selim Selimi, pritën në takim delegacionin e Misionit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve kryesuar nga eurodeputetja gjermane Viola von Cramer.

Në këtë takim Delegacioni i BE-së dorëzoi Raportin Përfundimtar për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Kosovë, dhe u diskutua për rekomandimet prioritare të raportit, duke përfshirë edhe ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve dhe rritjen e efikasitetit të procedurave paszgjedhore. 

AAK mbetet e përkushtuar për reformë zgjedhore gjithpërfshirëse dhe fuqizim të parimeve demokratike në vend, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/