AAK-ja paralajmëron protesta lidhur me rritjen e tarifës së energjisë elektrike

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar protesta lidhur me rritjen e tarifës së energjisë elektrike.

Tahiri në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se do të mundohen me çdo mjet ta pengojnë këtë rritje.

“Nuk ka shanse teorike, AAK me i pranu këto tarifa. Ne do të organizojmë protesta, është mjet demokratik. Do të organizohemi në cdo formë me pengu këtë”, tha Tahiri.

Kujtojmë se partitë opozitare nuk e kanë përkrahur këtë propozim të ZRrE-së për rritjen e tarifës së energjisë. Lidhur me këtë, do të mbahet nesër një seancë, ku LDK-ja ka thënë se do ta kundërshtojnë këtë paralajmërim skandaloz të Qeverisë.