AAK-ja nuk e ka votuar as Simiqin si nënkryetar të Kuvendit, e as kandidatët e VV-së

Sot është konstitua Kuvendi i Kosovës, derisa aktualisht po mbahet seanca për votimin për qeverinë e re të Kosovës.

Më herët janë zgjedhur trupat e Kuvendit, kryetari dhe nënkryetari.

Ajo që u bë lajm edhe në mediat sociale, ishte votimi për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës të Sllavko Simiqit, shkruan Ballkani.info.

Fillimisht u tha se Simiq mori 91 vota e Konjufca si kryetari i Kuvendit 69.

Mirëpo, Ballkani.info merr vesh se ashtu siç nuk u votua Konjufca për kryetar të Kuvendit, AAK-ja nuk e ka votuar as Simiqin si nënkryetar, e as nënkryetarët tjerë të komuniteteve tjera. /Ballkani.info/