AAK-ja nis përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në takimin që ka mbajtur sot, ka vendosur që të filloj përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e organizimit të saj.

Kryesia e AAK-së ka formuar grupin punues për plotësimin e Platformës programore të partisë dhe grupin punues për ndryshimet e Statutit të AAK-së, të cilat do të përfshijnë: mënyrën e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë në sistemin një delegat – një vote.

Në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidatë as për poste. Të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza.

Në mbledhjen e ardhshme Këshilli Drejtues i AAK-së do të vendosë datën e mbajtjes së Kuvendit të punës i cili do të aprovoj plotësimin e Platformës programore dhe ndryshimit të Statutit të AAK-së, si bazë legale për mbajtjen e zgjedhjeve në parti. /Ballkani.info/

loading…