AAK-ja në vikend pritet të bëjë “bum” me anëtarësime të reja

Terreni flet më së miri për fuqinë e një partie. Sa më shumë shtrirje duke filluar nga aktivat, nëndegët dhe degët, do të thotë më shumë elektorat, më shumë fuqizim.

Partitë në Kosovë ka një kohë që po mundohen të afrojnë sa më shumë kuadro, në mënyrë që shtrirja të jetë e konsoliduar.

Disa partitë tashmë janë futur aktivisht në përmbyllje të procesit të brendshëm zgjedhore, të tjerat po punojnë shumë në terren.

Njëra nga partitë që duket se nuk e proklamon shumë medialisht punën nga terreni, por që po arrinë t’i ngjesh radhët e veta me aderime të reja është AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Burime të Ballkani.info brenda AAK-së kanë bërë të ditur se gjatë këtij vikendi kjo parti do të bëjë “bum” me anëtarësime të reja.

“Jemi në një fazë kur partisë sonë po i afrohen shumë anëtarë të rinj. Në të gjitha komunat kemi prurje të reja, megjithatë gjatë kësaj fundjave do shihen anëtarësime masive në AAK”, kanë thënë këto burime, duke mos dashur të japin detaje se për cilën pjesë të vendit bëhet fjalë.

Të kujtojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në disa raste ka thënë se fuqia e partisë që ai drejton tashmë e ka kaluar 20 për qindshin e elektoratit.

Edhe sondazhet e përheshme që bëhen për matjen e opionionit, AAK-në e rendisin lartë. /Ballkani.info/