AAK-ja ndryshon statutin e partisë

Këshilli Drejtues i AAK sot ka votuar draft statutin e ri të Partisë me të cilin përcaktohet që zgjedhjet e ardhshme në AAK të bëhen sipas parimit një delegat, një votë.

Ndër ndryshimet tjera të ketij statuti është edhe krijimi i bazës statutare që AAK në Prishtinë të organizohet në 5 nëndegë.

Këshilli Drejtues i AAK-së po ashtu ka vendosur që me datë 29 dhjetor 2019 ta thërras Kuvendin e Punës, ku pritet të votohen ndryshimet e propozuara statutare.

Ndryshimet statutare në AAK dhe Kuvendi i Punës, jane pjesë reformave qe ka filluar Aleanca pas zgjedhjeve të përgjithshme të 6 Tetorit.