AAK-ja mbledh Kryesinë e partisë për taksën, Haradinaj mban konferencë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar mbledhjen e Kryesisë.

Temë diskutimi në këtë mbledhje do të jetë heqja e taksës që u paralajmërua dje nga Kryeministri Kurti.

Pas takimit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbajë një konferencë për media.