Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar një qëndrim të saktë nga kryeministri Albin Kurti lidhur me propozimin për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.
Ai tha se për këtë propozim ka gjetur mbështetje tek deputetët.
“Një qëndrim të saktë të qeverisë apo të kryeministrit nuk e kemi dëgjuar ende për sa i përket Trustit. Ne mendojmë që janë pjekur kushtet që të kalojmë Ligjin që mundëson tërheqjen e një pjese të Trustit, duke qenë se Qeveria nuk është duke vepruar për të ndihmuar qytetarët me veprime të tjera që lidhen me lehtësimin e gjendjes së rendë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – si partia më e madhe opozitare ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.
Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.
Ky projektligj pritet t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit për futje në rend dite për shqyrtim







