AAK-ja kërkon që Qeveria menjëherë ta anulojë vendimin për shtesat e pensionistëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për media, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët. AAK-ja ka kërkuar nga Qeveria që menjëherë ta tërheqë vendimin për këto shtesa.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se ky është një vendim skandaloz, që prek kategorinë më të rrezikuar në shoqëri.

“Kërkojmë nga kryeministri që menjëherë ta anulojë këtë vendim për shtesat e 20 eurove të u janë hequr pensionistëve. Kjo mënyrë e veprimit të qeverisë është në vazhdën e gabimeve që ka ba dhe po vazhdon ta thellojë krizën. Ka rrezikuar kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë. Ka segmente tjera ku Qeveria mund të kursehet, por jo te kategoritë e rrezikuara. Kjo çka ka ndodhë është johumane dhe jonjerëzore”, u shpreh ndër të tjera ai.