AAK-ja, ia rrëmben “krahun e djathë” Agim Aliut

Ish shefi i Prokurimit në Komunën e Ferizajt, Fehmi Reka, ekonomist me profesion dhe me përvojë të gjatë në administratë ka aderuar ne AAK.

Reka njihet si njëri nga bashkëpunëtoret më të afërt të Kryetarit te Ferizajt Agim Aliut.

Kështu, fushata parazgjedhore ka përforcuar radhët e partisë së AAK-së, me aderimin e Fehmi Rekës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në anën tjetër, edhe kandidatja për deputete Rrezofat Azemi është prurja më e re, në këtë parti.

“Shija dhe dija për artin që ka, i ka dhënë më shumë diversitet demokracisë së brendshme partisë tonë. Aleanca në Ferizaj me znjsh. Azemi dhe z. Reka gjithashtu edhe me ardhjen e të rejave dhe të rinjve janë mesazhi më i mirë i asaj se çfarë do të shohë populli kosovar më 14 shkurt – fitoren e pashmangshme.”- thuhet në njoftimin e AAK-së.

No description available.