AAK-ja i kundërpërgjigjet PDK-së për sondazhin: Mos mashtroni

Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli, gjatë ditës së sotme ka publikuar një sondazh në Facebook, i cili nuk dihet se kur është realizuar.

Sipas këtij sondazhi, PDK-ja aktualisht është partia e parë me 27 përqind të votave.

Këtij sondazhi i është përgjigjur asambleistja e Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Fiknete Bejta, e cila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky sondazh është tërësisht jokredibil dhe i rrejshëm.

“Një sondazh pa titular, pa numër të respodentëve, pa marzhë të gabimit dhe pa kohën kur është zhvilluar matja, quhet sondazh tërësisht jokredibil dhe i rrejshëm. Besimi qytetar në rritje tek lideri Haradinaj, aderimet masive dhe të vazhdueshme në AAK, puna e pandalshme në terren, janë dëshmia më e mirë se kjo parti do të jetë partia me rritjen më të madhe në vend në zgjedhjet nacionale që do të mbahen së shpejti”, ka shkruar Bejta, përcjell Ballkani.info.

Postimi i plotë:

loading…