Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me rritjen alarmante të rasteve të reja me COVID-19 në vend.
AAK-ja përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me rritjen e rasteve, ndërsa ka kërkuar masa urgjente nga shteti, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas tyre, dështimet e qeverisë dhe mungesa e madhe e eksperiencës po e dëmtojnë qytetarin e Kosovës dhe jetën e tyre çdo ditë e më shumë.
Reagimi i plotë:
Shifrat alarmante – vetëm sot mbi 2,000 raste me Covid
Shprehim shqetësimin tonë të thellë me shifrat alarmante të të infekturëve me covid. Vetëm gjatë ditës së sotme mbi 2000. Kjo kërkon masa urgjente të Shtetit.
Dështimet e qeverisë dhe mungesa e madhe e eksperiencës po e dëmtojnë qytetarin e Kosovës dhe jetën e tyre çdo ditë e më shumë! Edhe vala e re e pandemisë e ka zënë në gjumë total Kryeministrin dhe vartësit e tij, pa një plan konkret dhe pa ide se si të parandalohet e tejkalohet kjo gjendje.
Ministri i Shëndetësisë më shumë po kalon kohë në Neë York se në krye të detyrës, aty ku nevojitet më së shumti në këtë fazë delikate.
Detaje të tjera rreth situatës alarmante me covid do të prezantohen sot nga deputeti dr Shemsedin Dreshaj në konferencë për media, që do të mbahet në ambientet e Kuvendit në ora 17.30.







