AAK: I kemi mbi 100 mijë vota, garojmë për mbi 20 deputetë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se sondazhet mund të jenë të rrezikshme për shkak se nuk tregojnë pasqyrën e drejtë të asaj se çfarë thotë qytetari.

“Në vitin 2007 kemi pasur edhe zgjedhjet parlamentare edhe lokale bashkë. Unë isha zëdhënës i partisë dhe të gjithë thonin se nuk do e kalonim pragun dhe do dështonim me komuna. Por ndodhi e kundërta”, thotë ai.

“I kemi mbi 100 mijë vota. Dua të tregohem i drejtë. Disa gjëra po dihen. Por ne garojmë fuqishëm për me pas mbi 20 deputetë”, shton ai.