AAK

AAK formon nëndegën në Rosenheim të Bavarisë: Aleanca po rritet çdo ditë e më shumë në Gjermani

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot kanë formuar nëndegën e re në Rosenheim të Bavarisë.

Në njoftim thuhet se “AAK po vazhdon zgjerimin në Gjermani”.

Kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Jeton Millaku, ndërsa nënkryetar Fatmir Cacaj dhe Limon Arifi.

“Sot është nëmdega e AAK-së në Rosenheim të Bavarisë, kryetar i së cilës u zgjodh Jeton Millaku, nënkryetar Fatmir Cacaj dhe Limon Arifi,sekretare Armend Zogaj, financier Mentor Sejfija, kurse koordinatorë Bekim Ahmetaj, Shyqeri Zenelaj, Enver Zekaj dhe Halit Mushkolaj. Në këtë takim morën pjesë kryetari i AAK-së për Gjermani z.Ukë Blakaj, kryetari per, Bavari, Selim Hoti, koordinatori për Diasporë, Can Tahiri, kryetari i nëndegës së AAK-së për Regensburg, Ilir Rasaj, kryetari i Nëndegës së AAK-në në Augsburg, Kushtrim Nekaj, kryetari i Nëndegës së AAK-së në Donauëörth, Mehdi Berisha dhe kryetari i Nëndegës së AAK-së në München, Dardan Nitaj. Për kontributin dhe organizimin e këtij takimi, falënderim i veçantë Petrit Foniqit,  Beqir Demhasaj, si dhe aktivistëve tjerë të AAK-së”, thuhet në njoftim.