Votoi i shoqëruar nga gruaja e tij.
E pasi e kreu obligimin, Ramush Haradinaj apeloi për dalje masive në zgjedhje.
Por shumica e atyre që i ftoi, votën nuk e hodhën në favor të partisë së tij dhe të partnerëve të koalicionit.
Mbase i njohur me këtë fakt pasi u mbyllën vendvotimet, Haradinaj doli në konferencë për medie, për të kumtuar rezultatin.
Një ditë më vonë, kur edhe zyrtarisht u morr vesh se AAK është radhitur e katërta në listën e fituesve të zgjedhjeve, nga partia thanë se kanë pritur rezultate më të favorshme.
loading…







