AAK do të nënshkruaj mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti

Partia e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur sot takim për të vendosur nëse do të përkrahin mocionin për rrëzim të qeverisë Kurti, që do të inicojë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini ka thënë para mediave se kanë vendosur që t’i japin nënshkrimet prë mocionin.

AAK ka mbajtur takim, ajo cka mund të ju them është se ne konsiderojmë që kryeministri Albin Kurti ka shfrytëzuar situatën e koronavirusti dhe e ka qit Kosovën në situatë të zorshme, Mendojmë se Kurti e ka provokuar prishjen e qeverisë, ne duhet që të tregojmë që kjo qeveri është mashtruese.

Kjo qeveri e meriton që të shkojë”, ka thënë ai.

Gjini ka shtuar se në vend duhet që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“AAK mendon se gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet me përcaktime të sakta se cka nënkupton gjendja e jashtëzakonshme”, thotë ai,

AAK e ka konfirmuar takimin në mes të Ramush Haradinaj dhe të Isa Mustafës, por, që s’kanë dhënë detaje se cka është biseduar.