Pëllumb Bajqinovcin

AAK dhe VV iniciojnë shkarkimin e kryekuvendarit të Prishtinës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka iniciuar shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci. Bajqinovci vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u emërua në pozitën e kryesuesit më 21 korrik të vitit të kaluar.

Shkarkimi i tij, sipas partisë opozitare në kryeqytet, u bë i mundur në bashkëveprim me grupin e Asambleistave të VV-së, një të AKR-së dhe një të pavarur.

Postimi i plotë nga Aleanca e Prishtinës:

Grupi i Asamblesiteve te AAK-së në bashkëveprim me Grupin e Asambleistëve të VV-së, te AKR-së dhe një Asambleist i pavarur kanë organizuar thirren e Seances së Jashtezakonshme me pike te Rendit te Dites: Shkarkimi i Kryesuesit te Kuvendit Komunal Prishtine Seanca do te mbahet me date 27.02.2024.