AACK: Thirrje menaxhmetit dhe punëtorëve të aeroportit

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është mbajtur greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve nga ora 08:00 deri në orën 09:00. Sipas paralajmërimeve të mëhershme nga kjo sindikate, greva do të vazhdoj edhe nesër nga ora 08:00 deri në ora 10:00, ndërsa pasnesër do të zhvillohet për tetë orë.

Inspektoret e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës gjatë kohës së grevës kanë vëzhguar për së afërmi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe nuk kanë vërejtur parregullsi, shkruan Ballkani.info.

“AACK edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e dialogut social për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për palët. Ju bëjmë thirrje udhëtarëve që të monitorojnë komunikatat e ANP “Adem Jashari” dhe të planifikojnë itinerarin e udhëtimeve në koordinim të ngushtë me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre”, thuhet në komunikatën e Autoritetit tw Aviacionit Civil./Ballkani.info/

loading…