Një grup intelektualësh në Shqipëri, ku renditen: Rexhep Qosja, Fatos Tarifa, Bamir Topi, Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi etj, i kanë kërkuar institucioneve dhe mediave që të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare, sipas tyre po flasin njerëz jokredibilë për gjuhën e kulturën shqiptare.

Ndalimi i tyre sipas iniciatorëve synon që ta mbrojë gjuhën dhe kulturën shqipe, sidomos nga  pellazgologëve.

Ndër tjerash Agim Vinca, profesor tha në “Pressing” të T7 se ka edhe njerëz që mohojnë teorinë e origjinës së njeriut, duke e quajtur si diçka joshkencore.

Vinca: A është teori joshkencore mohimi i origjinës së njeriut, sepse tash ballafaqohemi edhe me këtë problem.

Latifi: A ëhtë shkencore?

VInca: Jo është pseudo-shkencore.

Latifi: A duhet me ju kundërvy kësaj? Pse s’po e ndërmerrni një peticion.

Vinca: Veç ne, bëne ju, edhe pyeti për prejardhjen e majmunit.

Latifi: Nuk e nënshkruani.