A u gabua me kërkësën që iu dërgua Bidenit për Specialen?

Shqiptarët e Shoqatës Atlantiku, i kanë kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ta zhvendos Gjykatën Speciale për krime lufte nga Holanda në Kosovë.

Në këtë letër thuhet se në këtë mënyrë do të ndalej dëmi i madh ndaj Kosovës.

Ndër tjerash, Bidenit i tregohet gjithashtu se në këtë Gjykatë s’ka asnjë punonjës shqiptar dhe se ndonëse këta të fundit s’mund të punojnë aty, serbët mund ta bëjnë këtë.

Por, që kjo sipas juristëve ka pak gjasa të realizohet. Avokati Taulant Hodaj, thotë se për këtë kërkohet ndryshim të kushtetutës dhe aprovim nga Këshilli i BE-së, por edhe një organ tjetër me rëndësi.

Sipas Hodajt ekziston rreziku që Zyra e Prokurorit të Specializuar ta përdorë këtë nismë si presion mbi drejtësinë,gjë që do t`i dëmtonte të akuzuarit.