Në media sot u raportua se ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u raportua se është ftuar nga Gjykata Speciale, madje sipas raportimit në medie ai do të udhëtoj në fund të këtij muaji për në Hagë.

Por, i kontaktuar nga lajmi.net, Tahiri as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar këtë.

Ai ka thënë se momentalisht nuk mund të flas asgjë rreth kësaj çështje.

“Nuk mund të flas një herë asgjë për këtë punë”, ka thënë shkurt Tahiri.

loading…