“A thu” pyet Yllka në këngën e re

Ka kohë që e kishte paralajmëruar.

Këngëtarja Yllka Kuqi sot ka publikuar projektin e ri muzikor, që e ka titulluar “A thu”, shkruan Ballkani.info.

Tekstin e këngës e kanë bërë Endrit Mumajesi me Irkenc Hykën dhe ky i fundit madje ka bërë edhe muzikën.

“A thu” është finalizuar edhe me klip nga Imagine Films dhe i gjithë projekti e rikthen Yllkën pas një sezone të suksesshme që kishte gjatë verës./Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=BsPupOPdXHA