Një video e postuar nga shefi i gastronomëve, Petrit Kllokoqi ku shihet se zyrtarët qeveritarë veprojnë lirshëm, hanë e pinë në “kafenenë” e qeverisë, i ka shtyrë zyrtarët e qeverisë të reagojnë.

Ishte zëdhënësi, Përparim Kryeziu që tentoi ta mbuloi këtë rast me një fotografi të byfesë së kryeministrisë, derisa publikoi pamje nga brenda saj, por sqarimi i menjëherëshëm i Kllokoqit e nxori “blof” Kryeziun, shkruan Ballkani.info.

Byfeja në video është në MI të Liburn Aliut, derisa Kllokoqi ka thënë se edhe byfeja tek “Rilindja” ka qenë e hapur.