“A punon dikush në Aeroport”?! Tollovi e madhe në “Adem Jashari” FOTO

Tollovitë në Aeroportin “Adem Jashari” vazhdojnë edhe sot.

Qindra mërgimtarët që po kthehen në vendet e tyre të punës, kanë mbetur në Aeroport, pasi që duket se nuk ka staf të mjaftueshëm për të kryer kontrollat e pasaportave.

Ballkani.info. ka siguruar fotografi nga momentet e fundit në Aeroport, ku shihen tollovi të shumta.

Po ashtu ka edhe pakënaqësi të udhëtarëve, të cilët po presin kohë të gjatë.
Atyre u është thënë se në Aeroport duhet të jenë tre orë para fluturimit, por mungon stafi i Aeroporti që duhet të merret me ta.

Më herët edhe Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit është ankuar për mungesë të stafit, duke akuzuar menaxhmentit se nuk po angazhon punëtorë të rinj në këtë kohë kur edhe një pjesë e stafit është në pushime vjetore. /Ballkani.info/